Nga Vendi
30 March 2021
Zakharieva: 83.3% e bullgarëve nuk mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Ministrja e Punëve të Brendshme, Ekaterina Zakharieva në intervistë për “24 çasa” thekson se qëndrimi i saj për Shkupit nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet në Bullgari.

“Kemi marrëveshjen e vitit 2017 që nuk zbatohet, ndërsa qëndrimi i Qeverisë është miratuar në mënyrë unanime nga Parlamenti i Bullgarisë.

Në RMV e dinë mendimin e partive politike bullgare dhe mendimin e popullit bullgar, 83.8 për qind e qytetarëve nuk mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë në BE deri sa nuk arrihet marrëveshja për të kaluarën historike të Bullgarisë”, tha Zakharieva.

Ajo thotë se autoritetet e RMV-së nuk japin arsye për optimizëm.

 

“Kandidati i tyre në Eurovision kishte mbi 400 kërcënime me jetë vetëm se tha se ka shtetësi bullgare. Ende nuk kemi sqarime nga Shkupi se pse MPJ-jonë duhet të kërkojë leje për eksportimin e librave bullgare”, tha Zakharieva.



Të ndryshme
Më shumë
Ushtria refuzon urdhërin e Vuçiç për të shtypur protestat në Beograd11 July 2020
Sot në Kuvend fillon zbatimi i marrëveshjes së djeshme në mes Zaevit dhe Mickoskit30 March 2021
Rrëfehet gazetari që kishte arritur ndër të parët pas aksidentit fatal të Princeshës Diana në Paris 1 September 2021