Teknologji
7 June 2021
iPhone 13 i Apple mund të ketë një bateri më të madhe

Kur bëhet fjalë për modelet më të fundit të iPhone, Apple nuk ka bërë asnjë përparim me baterinë, si në madhësi ashtu edhe në kohëzgjatje.

IPhone 11 Pro i Apple ka një bateri 3,046 mAh që, sipas specifikimeve të fabrikës, mund të zgjasë 18 orë, ndërsa iPhone 12 Pro mori një bateri më të vogël 2,815 mAh që zgjat 17 orë.

Por kjo mund të ndryshojë kur të vijë iPhone i pritur me padurim. CNET ka publikuar informacione mbi bateritë e pajisjeve të ardhshme që duken më mirë krahasuar me ato në modelet aktuale, transmeton Telegrafi.

Thuhet se iPhone 13 mini do të mundësohet nga një bateri 2,406 mAh, iPhone 13 dhe iPhone 13 Pro duhet të kenë një bateri 3,095 mAh, ndërsa iPhone 13 Pro Max pritet të marrë një bateri 4,352 mAh.

Për krahasim, iPhone 12 mini përdor 2,227, iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro 2,815 dhe baterinë iPhone 12 Pro Max 3,687 mAh.

Të dhënat e reja, veçanërisht nëse janë të sakta, përfaqësojnë një rritje të konsiderueshme dhe theksi sigurisht është në iPhone 13 Pro Max. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht bateritë e reja do të zgjasin më shumë, veçanërisht nëse iPhone 13 merr një ekran gjithmonë të ndezur me një ritëm më të lartë të rifreskimit siç është njoftuar.

Spekulohet gjithashtu që iPhone 13 me 1 TB memorie do të shfaqet në treg, si dhe se dhëmbi në ekran do të jetë më i vogël. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja ia hodhi foshnjen nga dritarja e maternitetit, prindërit e falin20 August 2021
Shqipëria, ndër vendet me përqindjen më të lartë të të rinjve, as në punë dhe as në shkollë në Evropë 6 August 2021
Çerdhet në Gostivar të gatshme për punë, rreth 160 prindër janë paraqitur për t’i dërguar fëmijët në foshnjore25 August 2020