Nga Vendi
9 June 2021
Filloi rrënimi i objekteve ilegale në plazhet më atraktive të Ohrit

Nën sigurim të fuqishëm policor sot filloi aksioni i paralajmëruar për mënjanimin e ndërtimeve ilegale dhe pajisjes urbane nga plazhet në rajonin e Qytetit të Ohrit.

Për fillim hiqet dhe çmontohet platforma në liqenin para “Kuba Libre”, njëra nga plazhet dhe lokacionet më atraktive në bregun e Liqenit të Ohrit.

Aksioni ishte pritur duke marrë parasysh atë që para një jave në afërsi të disa plazheve pas urës së kanalit studentor në Ohër ishte sistemuar mekanizmi, ndërsa dje të gjitha objektet në atë pjesë ishin larguar nga sistemi për mbushje me energji elektrike.

 

Kryetari i komunës së Ohrit Konstantin Georgieski prej më parë paralajmëroi se do të hiqen të gjitha objektet dhe ndërtimet ilegale nga të gjitha plazhet të cilave u kanë skaduar marrëveshjet për koncesion, duke i përfshirë edhe pesë në fushëveprimin e PPU-së.



Të ndryshme
Më shumë
Nora Istrefi shfaqet superseksi me fustan të verdhe 3 September 2020
Ministria e Transformimit Digjital njofton se është rikthyer aplikimi elektronik për caktimin e termineve për dokumentet personale12 July 2025
Edhe 52 të infektuar me COVID-19 dhe 39 të shëruar në Kosovë23 June 2020