Nga Rajoni
15 June 2021
“Futa Shqipërinë në OKB”, sqarohet Jenishehri: Do na jepnin 140 mln €, unë do fitoja zgjedhjet

Ditën e sotme, kryetari i Partisë së Pensionistëve, Selami Jenisheri ishte i ftuar në “Abc e Mëngjesit” ku komentoi edhe deklaratë e bujshme nga foltorja e Kuvendit, ku tha se ka bërë të mundur që Shqipëria të jetë pjesë e OKB-së.

Jenishehri ka treguar se bëhet fjalë për një organizatë që sipas tij është OIDE e lidhur me OKB. Ai shpjegoi se kjo organizatë e kishte vendosur si përfaqësuesin e OKB në Shqipëri.

Ndër të tjera deputeti ka deklaruar se kjo organizatë do të jepte 140 milion euro madje edhe më shumë për Shqipërinë, por sipas tij qeveria dhe përfaqësuesit e PS nuk donin që kjo të bëhej pasi Jenishehri mund të fitonte zgjedhjet.

“E kam futur Shqipërinë në Organizatën e Kombe të Bashkuara. U interesova nëpërmjet djalit. Me pak njohje se e njihte. Ai fondacion i ka dhënë Rumanisë 140 milion eurove. Edh ene aq. Edhe mua më vendosën përfaqësues i OKB për Shqipërinë. Çfarë bëjnë këta. Ata më thonë se do vijmë në Shqipëri për të bërë rrugë, shkolla. Fondi ynë është qindra miliard euro. Shuma që kanë ata është e jashtëzakonshme. E takova Taulantin. Se duhej. Ata donin qeverinë. Edhe i tregova letrën. Taulanti nuk e besoi. Unë i çova ata tek Spitali Nënë Tereza dhe 4erdhi ambulanca dhe u habitën ata. E çova tek pensionistët dhe pa që morën 40 dollar. Dhe u habitën ata. I thash se Erion Veliaj ca bën në Tiranë.”

“Ne do u japim një kartë elektronike dhe do marrin gjysmën e ushqimit të muajit falas. E bëjnë ata. Se sjellin supermarketet dhe i marrin ata. Si abone. Ata vendosin me e bërë këtë punë po nuk e vendosi me firmos Taulant Balla. Panë fëmijët pa shkollë, njerëzit në spitale. Ne jemi anëtar e shoqatës. E ka emrin OIDE. Ka firmos presidenti. Na thanë fillimisht të bëjnë Spitale, Shkollën. Na thanë ne i sjellim lekët brenda javës. “

“I them Taulantit a të vijnë këta? Po më tha Taulanti. Por i lanë një javë këtu. Erdhën të hënën dhe të enjten. Shpenzimet i paguanin vetë ata. Ata i priti ministrja e Financave, por sipas saj tha se duhej të firmoste ministri i Jashtëm. Meqë është puna kështu i tregoi se si do të bëhet Shqipëria e pasur. Ai na shpjegoi. 150 milion euro, a do bëhen shkolla e rrugë. 20% TVSH. 30 mln euro do i marri shteti. Po 3-4 mijë vetë a do punësohen? Po në fund nuk pranuan të bëhen. Se do merrej vesh se do e bënte Selami Jenisheri dhe do fitonte zgjedhjet. Presidenti i OIDE, dhe thanë se do i marrim dokumentet.”tha Jenishehri. 



Të ndryshme
Më shumë
Shehu: Listat e hapura në zgjedhjet lokale do të jenë test për zgjedhjet kuvendare18 June 2021
Kreshnik Bekteshi lirohet nga paraburgimi, Prokuroria propozon arrest shtëpiak14 May 2025
Masakrim me sopatë, goditje me shufër metalike e breshëri plumbash / Vrasjet e rënda të femrave në Kosovë25 August 2021