Nga Rajoni
15 June 2021
Borell dhe Lajçak takojnë Kurtin dhe Bislimin

Kryediplomati evropian, Josep Borell dhe Emisari i BE-së Miroslav Lajçak kanë takuar kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, raporton Gazeta Express.

Takimi me përfaqësuesit kosovarë vjen para takimit që Borell do të ketë kokë me kokë me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Paraprakisht Borell dhe Lajçak kanë takur Vuçiqin në ndërtesën e Shërbimit të Jashtëm të BE-së në Bruksel.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politika të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Josep Borrell ka folur në një konferencë për media para takimit që do të mbahet me ndërmjetësimin e BE-së në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq,

“Sot, së bashku me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ne do të mbajmë një takim të ri të nivelit të lartë të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës. Mua më vjen mirë që kjo po ndodh në të njëjtën kohë kur Bashkimi Evropian do të takohet me presidentin Biden, këtu në Bruksel.

Është kënaqësi të takohemi në Bruksel dhe t’i mirëpresim Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, jo gjatë pas vizitës së tyre dypalëshe në Bruksel në fund të prillit”, ka thënë ai.



Të ndryshme
Më shumë
“Varre pa emër”, dokumentari që rikthen në vëmendje misterin e foshnjave të luftës dhe të pagjeturve 2 April 2026
Biden: Jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë nga virusi 5 July 2021
Filipçe: Deri në fund të muajit do të mbërrijë një sasi e konsiderueshme e vaksinave kineze22 June 2021