ShowBiz
15 May 2020
“Koncert në izolim” i Dino Imerit

Pianisti i njohur Dino Imeri sot në orën 18:00 në Muzeun e Luftës Maqedonase do të mbajë koncert të titulluar “Koncert në izolim”. Paraqitja e drejtpërdrejtë do të përmbajë veprat e Betovenit, Bramsit, Debisit, Rahmanjinovit, etj. Koncerti do të realizohet në sallën e muzeut, ndërsa publiku do të mund ta ndjekë përmes profilit të Muzeut në rrjetin social Fejsbuk.

Imeri (1990) një nga pianistët me renome në Maqedoninë e Veriut. Ka perfomruar me sukses të madh në Filarmoninë e Strasburgut, Filarmoninë e Sofjes, Filarmoninë e Maqedonisë, Orkestrën Simfonike dhe Kamertale të FAM, Operës dhe Baletit Nacional, Orkestrës Kamertale të Rinisë Muzikore të Maqedonisë. Ka performuar në skena prestigjioze të Evropës.

Është fitues i një numri të madh të çmimeve dhe mirënjohjeve, ndërsa ka edhe botime diskografike vendore dhe ndërkombëtare. Nga dhjetori i vitit 2018 ka marrë titullin docent dhe ligjëron disa lëndë në Fakultetin e Arteve Muzikore në Shkup.



Të ndryshme
Më shumë
Bërvenica dhe Kërçova me dalje më të madhe të votuesve, dalje më të ulët ka Bogovina 2 November 2025
RMV, nuk ka mjek që duan të punojnë me të burgosurit28 October 2021
Ahmeti: Të flasësh pa menduar është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë12 July 2020