Nga Rajoni
15 June 2021
Valdete Daka përcillet me lule nga KQZ-ja

Presidentja Vjosa Osmani të hënën ka shkarkuar Valdete Dakën nga pozita e kryesueses së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. sot, Daka ka dalë në një konferencë për media nga ku ka deklaruar se vendimi për shkarkimine  saj është i padrejtë dhe i porositur, raporton Express

Sipas Dakës, Presidentja Osmani ka përmbushur premtimin e dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore për shkarkimin e saj.

“Tashmë të gjithë e dini se dje me vendimin e saj, Presidentja e Kosovës, ka përmbushur kërcënimin dhe premtimin e dhënë gjatë fushatës së fundit zgjedhore për shkarkimin tim. Dua t’iu bëj të ditur qysh në fillim se ky është një vendim jo kushtetues dhe i pa mbështetur në ligj. Këtë e them duke u mbështetur në faktet se arsyetimi i dhënë në shkarkimin tim, jo vetëm që është i paligjshëm, kontradiktor me vetëveten, por edhe qesharak. Ky vendim i Presidentes, i bërë publik pasditen e së hënës, shihet qartë se ishte përgatitur më herët. Këtë e dëshmon edhe fakti për emërimin brenda pak minutave të kryetarit të ri të KQZ-së”, ka deklaruar Daka.

Ndërkaq pas konferencës për media, disa nga anëtarët e KQZ-së e kanë përcjellë Dakën me lule, derisa ajo ka dalë nga objekti.



Të ndryshme
Më shumë
Big Mama përlot me fjalët për Ylber Aliun30 June 2021
Administrata në Maqedoni të premten do të punojë deri në ora 16:0030 September 2021
Nxënësit i kthehen nesër mësimit, shkollat të gatshme për pritjen31 August 2021