Nga Rajoni
15 June 2021
“Kur do ta njihni Kosovën”, Vuçiq i përgjigjet Kurtit: Kurrë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Vuçiq tha se ranë dakord që të vazhdojnë dialogun në nivelin e lartë deri në fund të korrikut, shkruan Indeksonline.

Po ashtu Kurti gjatë takimit e kishte pyetur Vuçiqin se kur do ta njohin Kosovën. Ndërsa Vuçiqi kishte thënë se kurrë nuk do ta njohin Kosovën si shtet.

Ai erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. I kam thënë kurrë. Ka shpërthyer”, ka thënë Vuçiq pas takimit.

Ai theksoi se Serbia ka përmbushur të gjitha detyrimet dhe gjithçka që Bashkimi Evropian kërkoi prej saj.

Delegacioni shqiptar nuk dëshiron ta përmbushë atë që nënshkroi. Ata e quajnë provokim faktin që serbët duan të marrin pjesë në liturgji… Mungesë e plotë e realitetit. Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër si ky”, tha Vuçiq para gazetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Gruaja ia hodhi foshnjen nga dritarja e maternitetit, prindërit e falin20 August 2021
MSH-Maqedoni: Po hapet një faqe e re në zhvillimin e mjekësisë së transplantimit me fillimin e suksesshëm të transplantimeve të kornesë14 November 2025
Zaev: Spitalet modulare janë të sigurta, kanë shpëtuar mijëra jetë16 September 2021