ShowBiz
15 June 2021
Epoka e “Keeping Up With the Kardashians”, producentja zbulon disa sekrete

“Keeping Up With the Kardashians” i erdhi fundi pas 15 vitesh në transmetim. Producentja Farnaz Farjam zbuloi disa sekrete, duke rrëfyer për herë të para se cila nga motrat preferonte të ishte në qendër të vëmendjes, cila nuk preferonte të filmohej dhe cila ishte krejt e natyrshme para kamerave.

Sikurse pritej, Farjam tha për Hayu.com se Kim Kardashian e donte të gjithë kohën e saj para kamerave, ndërsa Kylie ishte më e tërhequra.

 “Unë do të thoja që Kylie Jenner pëlqen të filmohet më pak, por ajo në fakt është më e pranishme në sezonin e fundit, ndoshta sepse ishte sezoni i 20-të dhe po mbaronte.”, tha ajo.

Sipas raporteve, Khloe Kardashian shfaqet në 238 episode, duke mundur Kim, e cila shfaqet në 237 episode. Nga pesë motrat dhe mamaja Kris Jenner, Kylie vjen e fundit, duke u shfaqur në vetëm 196 episode.

Ndërkaq, Kourtney u largua nga shfaqja në vitin 2019, pasi dëshironte të bënte një hap prapa nga “KUËTK” për t’u përqëndruar në rritjen e tre fëmijëve.



Të ndryshme
Më shumë
Palmer: Mbështesim çdo qeveri që do të zgjidhet dhe përkrah NATO dhe BE 5 August 2020
Gashi: Ligji për Përfaqësim të Drejt dhe Adekuat gati, pritet para pushimeve verore29 May 2025
2 viktima dhe 72 raste të reja në Shqipëri28 June 2020