Nga Rajoni
15 June 2021
Me portretin e Asdrenit, prezantohet kartëmonedha 10 mijë lekëshe

Banka e Shqipërisë ka prezantuar ditën e sotme dy prerjet e reja të kartëmonedhave shqiptare, të cilat dalin zyrtarisht në treg duke nisur nga 30 qershori i 2021.

Guvernatori Gent Sejko, nëpërmjet një konferencë për mediat, është shprehur se hedhja në treg e kësaj kartëmonedhe do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit.

“Kartëmonedha më e re, me vlerë 10 mijë lekë, prezantohet sot. BSH prezanton sot dy kartëmonedha të reja, prerjet 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Hedhja në treg për herë të parë përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë. Kjo shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për ta pasur. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut”, tha Sejko.

Sipas Sejkos kartëmonedha 1 mijë lekëshe del me një dizajn të rifreskuar, duke pësuar ndryshime që lidhen me të gjitha elementët në tërësi. Ndërsa kartëmonedha 10 mijë lekë mban simbolet e identitetit.

“Kartëmonedha 1 mijë lekë del me një dizajn të rifreskuar, duke pësuar ndryshime që lidhen me të gjitha elementët në tërësi. Kartëmonedha 10 mijë lekë mban simbolet e identitetit tonë kombëtar, shoqëruar me autorin e Himnit Kombëtar Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni). Kartëmonedha 1 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme shikimi, si dhe shiritin e ndritshëm në pjesën e pasme. Kartëmonedha e re 10 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, hologramën e shoqëruar me efekte të ndryshme optike”.



Të ndryshme
Më shumë
ESHS-Maqedoni: Kostoja e jetesës në maj 2025 u rrit për 1.5%10 June 2025
Fushata zgjedhore: VLEN dhe AKI tubime në Shkup, VMRO-DPMNE në Vevçan, Strugë dhe Resnjë, LSDM në Llozovë, Karbinci dhe Probishtip30 September 2025
SPB Tetovë filloi me kontrolle të përforcuara për respektim të masave mbrojtëse në komunikacionin rrugor10 July 2020