Nga Vendi
16 June 2021
“27 Prilli”, Kacarska: Dhuna s’ishte mbrojtje e Kushtetutës

Gjykimi për porositësit e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit është drejt përfundimit. Sot në Gjykatën Penale janë paraqitur provat e fundit nga pala mbrojtëse. Për më 1 korrik janë caktuar fjalët përmbyllëse të Prokurorisë kurse mbrojtja fjalën përmbyllëse do ta thotë në seancat e 6 dhe 12 korrikut. Pas kësaj, Penalja mund të caktojë dhe ta shpall aktgjykimin. Ndërkohë gjykatësja Dobrila Kacarska, e cila shqiptoi 211 vjet burg për ngjarjet e 27 prillit, tani nga pozita e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, tha që opinioni është mashtruar nga teza të pasakta. Sipas saj, personat që hynë në Kuvend me forcë nuk mund të jenë mbrojtës të kushtetutës. Kacarskës i vjen keq që procesi nuk shkoi drejtpërdrejt tërësisht, që qytetarët t’i shihnin regjistrimet që ata i kanë parë në sallën e gjyqit për dy muaj, dhjetë orë në ditë.

Të vendoset pajisje shpërthyese në kuvend, të rrihen deputetë, gazetarë, policë dhe nga ana tjetër të shohim përfaqësuesit e policisë në pajisje të plota luftarake të shtrirë në kolltukë  dhe duke u përshëndetur dhe përqafuar me persona të maskuar, ose duke dëgjuar një person të maskuar të hipur në stol ku thotë qëllo, ke objektiv të qartë vrite Zaevin, mendoj se është mjaft e qartë për publikun”- deklaroi Dobrila Kacarska, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese.



Të ndryshme
Më shumë
Na pret vjeshtë e thatë me temperatura mesatare 3 September 2020
Shqiptarët LSDM-në dhe BESËN e çojnë në… (DOKUMENT)27 June 2020
30 vite pritje – Liverpool shpallet kampion për herë të parë në Premierligë27 June 2020