Nga Bota
16 June 2021
Kthehen tensionet: Palestinezët lëshojnë balona zjarrvënës, Izraeli përgjigjet me sulme ajrore

Izraeli tha se ka kryer sulme ajrore në Gaza kundër caqeve të militantëve të Hamasit si hakmarrje për balonat zjarrvënës që u lëshuan nga ky territor.

Disa shpërthime u dëgjuan në Gaza në orët e hershme të së mërkurës. Një numër i balonave zjarrvënës u lëshuan nga Gaza drejt Izraelit më herët të martën, duke shkaktuar disa zjarre, tha shërbimi izraelit i zjarrfikësve.

Ky është eskalimi i parë i situatës që nga luftimet 11-ditore, të cilat përfunduan me një marrëveshje armëpushimi mes palëve më 21 maj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Lëshimi i balonave zjarrvënës dhe sulmet ajrore izraelite erdhën pas një marshi të hebrenjve nacionalistë në Jerusalemin e pushtuar Lindor të martën, që kishte nxitur kërcënime nga Hamasi.

Përmes një deklarate, Forcat Izraelite të Mbrojtjes thanë se aeroplanët e tyre luftarakë kanë goditur objekte ushtarake të Hamasit në Khan Younis dhe Gaza.

Në anën tjetër, një zëdhënës i Hamasit tha përmes një deklarate në rrjete sociale se palestinezët do ta vazhdojnë rezistencën e tyre dhe mbrojtjen e të drejtave e vendeve të shenjta për ta në Jerusalem.

Shërbimi izraelit i zjarrfikësve tha se balonat zjarrvënës që u lëshuan nga Gaza kanë shkaktuar së paku 20 zjarre në fusha në jug të vendit.

Ky është rasti i parë i shkëmbimit të dhunës që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re izraelite të dielën. Kryeministri Naftali Bennett i dha fund pushtetit 12-vjeçar të Benjamin Netanyahut.



Të ndryshme
Më shumë
“Shumë fëlliqësira qenka në këtë industri”, reperi i njohur reagon ndaj Encës për klipin e ri30 June 2021
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës, rrezikohen eksportet drejt Evropës dhe Azisë14 September 2026
Kush lejoi që spitalet covid të ndërtohen me materiale të tilla, flet profesori universitar? 10 September 2021