Teknologji
27 June 2020
SHBA: 100 milionë njerëz shikojnë YouTube në televizor!

Të gjithë e dijmë se platforma globale e videove YouTube është rritur shumë nga pajisjet mobile. Mirëpo, me sa duket tani shikimi i videove në YouTube po zhvendoset ngadalë nga telefonat mobil në ekranet më të mëdha mëdha.

Kompania së fundmi ka deklaruar se ka parë “ndryshime dramatike në shprehitë e shfletimit të përmbajtjes”, dhe tani mbi 100 milionë njerëz shikojnë YouTube ose YouTube TV në televizion çdo muaj. Këto statistika janë vetëm për në Shtetet e Bashkuara.

 

Koha e rishikimit të përmbajtjes televizive është rritur gjithashtu, me 80 përqind gjatë vitit të kaluar. Rishikimi i përmbajtjes së drejtpërdrejtë u rrit me 250 përqind gjatë muajit mars, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

YouTube publikoi statistikat si pjesë e prezantimit të saj NewFronts, gjatë së cilës u njoftuan gjithashtu disa shfaqje dhe seri të reja të cilat do të vijnë në platformë.

Google është përpjekur të transferojë YouTube nga telefoni në ekranet e mëdha për ca kohë, dhe duket se këto përpjekje tani janë shpërblyer.

Ndryshimi ndoshta është përshpejtuar nga pandemia e tanishme COVID-19, pasi shumë përdorues janë në shtëpitë e tyre me më shumë kohë për të kaluar para TV-ve të tyre.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Nesër takohem me Taravarin – për mua bashkëpunimi i tij me BDI-në është i papranueshëm 4 May 2025
Luana Vjollca shkëlqen në fotosesionin e ri, merr vëmendje me veshjen plot stil16 March 2022
“Thirrjet e nënave”: S’ka pajtim me Serbinë pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve23 July 2020