Nga Vendi
27 June 2020
Shkarkimi i Ziberit/ Osmani selame Filipçes dhe LSDM-së: Shpejt vjen 15 korriku

Pas shkarkimit të drejtort Aren Ziberit nga ana e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipce, ka reaguar edhe zv/kryeministri Bujar Osmani i cili ju ka çuar selame LSDM-së se 15 është afër.

“Çdo herë që ne ministrat në Qeveri kemi dal para jush për të kumtuar të dhënat e ditës për pandemine, numrat e testimeve, të infektuarve, të shëruarve, në fakt nuk kemi bërë asgjë më shumë se sa ti lexojmë shifrat që çdo mëngjes na i bënin gati Dr. Arben Ziberi dhe Dr. Shaban Memeti. Këta dy i siguronin testet, i identifikonin njerëzit i testonin i izolonin. Dhjetëra mijëra njerëz kaluan nëpër duart e tyre. Ata ishin dhe mbeten heronjtë dhe shtyllat e kësaj lufte.
Të shfrytzosh 15 ditët e fundit të mandatit për tju hakmarrë familjes së kandidatit të parë për kryeministër shqiptar për të dërguar ndonjë porosi që i ngjan kohërave të kaluara, është më shumë se e turpshme dhe neveritëse.
Por shpejt vjen i 15-ti dhe deputeti Arben Ziberi me votën e tij në parlament do ua jep përgjigjen” ka shkruar Osmani./TS/

 



Të ndryshme
Më shumë
Në vendin e tragjedisë në Tetovë mbrëmë u vendosen lule10 September 2021
E habitshme! Drejtori i televizionit shtetëror i kërcënon me vrasje kritikët e Kadirovit22 June 2021
Talat Xhaferi: Ja synimet e BDI-së për qeverinë e re11 July 2020