Nga Vendi
16 June 2021
MPB: 319 gjoba në trafik, 44 për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (15.06.2021) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë sanksionuar 319 vozitës, 44 prej të cilëve për tejkalim të shpejtësisë. Janë shqiptuar edhe 41 gjoba për ngasje të makinës pa patentë shoferi, derisa 24 gjoba zyrtarët policorë ua kanë shqiptuar motoçiklistëve.
Janë regjistruar edhe 17 gjoba për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, 16 gjoba për mosvënien e rripit të sigurisë, 17 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes dhe 94 gjoba për parkim të parregullt.



Të ndryshme
Më shumë
Dalin në shitje më shumë se gjysmë milion llogari të hakuara në ‘Zoom’15 May 2020
Arrestohet një banor i Gostivarit, kërcënoi zyrtarin qeveritar10 July 2020
Ahmeti: “Shqiponjat u kthyen në fole”, jemi fitues absolut shkojme per mandatin e 1315 July 2020