ShowBiz
16 June 2021
Atdheu rikthehet përsëri në krahët e Sarës, autorja e “Për’puthen” ua publikon fotot

Para se të përfundonte emisioni “Për’puthen”, dy ish-konkurrentët, Atdhe Xheravina dhe Sara Malaj u larguan për të vazhduar njohjen jashtë programit.

Pas vetëm pak kohësh që u larguan dyshja konfirmuan ndarjen dhe se nuk flisnin më me njëri-tjetrin.

Kjo gjë duket se nuk ka zgjatur aq shumë, pasi tani autorja e këtij emisioni ka konfirmuar se dyshja janë rikthyer bashkë. Para disa ditësh ata filluan me komente filtruese në rrjete sociale, e që tani ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.

“Me çiftin në fuqi të Për’puthen”, shkruan Olsa në një foto të publikuar në rrjetin social “Instagram”.

Me pas ka qenë edhe moderatorja, Bora Zemani, ajo që ka ndarë një moment të ëmbël mes tyre në tavolinë, teksa Sara e kapte te mjekra djaloshin nga Gjakova.



Të ndryshme
Më shumë
Në Gjermani jo me vaksinë kineze, Teste dhe dëshmi vaksinimi në gjuhë të huaj për Pfizer dhe AstraZeneca21 June 2021
LSDM mund të kandidojë kandidat shqiptar për kryetar në Gostivar 2 July 2021
Këngëtarit të njohur i vdes vajza 4-vjeçare30 June 2021