Nga Bota
16 June 2021
Nëna ndalon vjehrrën ta shohë nipin pasi e ktheu në shtëpi të djegur nga dielli

Një nënë ka mbetur e tronditur pasi djali i saj u kthye në shtëpi i djegur nga dielli – sepse sipas saj, gjyshja e tij nuk besonte në kremin kundër rrezeve të forta të diellit.

Gruaja përfundoi duke e dërguar djalin e saj te mjeku dhe i tha vjehrrës se nuk mund ta shihte më nipin e saj pa qenë ajo vet e pranishme.

Në Mumsnet, gruaja kërkoi këshilla se si të merret me situatën e vështirë – dhe nënat e tjera vërshuan postimin me komente mbështetëse.

Gruaja tha se vjehrra e saj i kishte kërkuar që ta vishte fëmijën me rroba të përshtatshme për plazhin. Meqenëse nuk ishte me diell në mëngjes, nëna e veshi djalin e saj me pantallona të shkurtër dhe një bluzë, para se të vendoste krem ??dielli.

Por djali 21 muajsh u kthye i djegur – dhe vjehrra mbrojti veprimet e saj duke pretenduar në mënyrë të gabuar se kremi kundër diellit mund të shkaktojë kancer, duke shkaktuar zemërim.

Nëna foli me gratë në internet dhe shkroi: “Unë i vura krem dielli dhe i thashë vjehrrës se kremi është në çantën e tij dhe se duhet të ri-aplikohet më vonë nëse zbret nga karroca e tij dhe ajo pranoi”.

“Tri orë më vonë e rimarrim dhe është djegur shumë nga dielli. Unë pyeta se si ishte e mundur kur ai kishte faktorin 50 me vete dhe ajo u përgjigj – ‘Unë nuk besoj në kremin e diellit pasi kam dëgjuar se mund të shkaktojë kancer, kështu që kurrë nuk i vë më shumë atij’.

Në komente, ajo shtoi se djali i saj është shumë i zbehtë, por partneri i saj nuk mendoi se ishte një punë e madhe.

Komentueset siguruan mamanë që nuk po vepronte në mënyrë të paarsyeshme, duke thënë: “Unë do t’i shpjegoja asaj, në një gjuhë kristali të qartë, dëmin që i ka bërë fëmijës tuaj, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë, dhe duke u siguruar që ajo s’do ta merr më vet me vete”.

“Burri juaj gjithashtu duhet të lexojë mbi rreziqet e djegies nga dielli në fëmijëri dhe të kuptojë se gjërat do të bëhen ndryshe me djalin tuaj”, thuhet më tej në komente, transmeton Klan  Kosova.



Të ndryshme
Më shumë
U mbajt ``Dëgjesa e parë prindërore për autizmin`` në RMV 6 September 2020
Javën e ardhshme duhet të mbërrijnë aparatet e gjurmëve të gishtërinjve, do të përdoren për herë të parë në zgjedhjet lokale30 August 2021
Të shtëna me armë zjarri në Butel të Shkupit, plagoset një person23 November 2021