Sport
16 June 2021
ZYRTARE: Sergio Ramos largohet pas 16 vjetëve nga Real Madridi

Sergio Ramos i ka dhënë lamtumirën zyrtarisht Real Madridit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Real Madridi ka konfirmuar se të enjten do t’i jepet lamtumira kapitenit, Sergio Ramos.

Ai ka kontratë vetëm edhe disa ditë me klubin dhe nuk arritën që të gjejnë një gjuhë të përbashkët për vazhdimin e saj, kështu 35-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë.

Atij do t’i jepet lamtumira në një ceremoni duke filluar nga ora 12:30 dhe më pas do të paraqitet edhe në konferencë për media para gazetarëve, për të zbuluar gjithçka.

Ramos ishte pjesë e Realit që nga viti 2005 dhe që nga atëherë, ka fituar mbi 20 trofe, ka bërë 671 paraqitje dhe ka shënuar 101 gola. /Gazeta Express/

 

 

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Kurti e Rrahmani replikojnë në Kuvend për Kodin e ri Civil, që u hap rrugë martesave të personave të gjinisë së njëjtë15 October 2026
Besnik Berisha tërhiqet nga mbrojtja e Gani Gecit: I thanë “prano fajësinë, të lirojmë nga burgu”23 October 2026
Çmimet në Gjermani, kroati që jeton atje tregon se sa para i harxhon për një muaj 5 August 2021