Nga Rajoni
17 June 2021
PDK: I kemi nënshkrimet, do ta dërgojmë në Kushtetuese shkarkimin e Dakës

Deputetja Blerta Deliu-Kodra, në fjalën e saj në emër të Grupit Parlamentar të PDK-së në Kuvend, ka thënë se i kanë nënshkrimet e nevojshme dhe se do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e Valdete Dakës nga posti i kryetares së KQZ-së.

“PDK i ka të gjitha nënshkrimet e nevojshme që vendimin e presidentes Osmani për shkarkimin e Dakës ta çojë në Gjykatën Kushtetuese. PDK fton të gjitha grupet parlamentare t’i bashkohen kësaj iniciative për ta ruajtur Kushtetutën e vendit”.

Ajo ka thënë se përmes këtij vendimi, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti po synojnë të kapin institucionet e pavarura.



Të ndryshme
Më shumë
Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Gjini akuzon Kurtin dhe Listën Serbe 9 September 2026
Zaev mesazh për partitë shqiptare 1 July 2020
Erion Veliaj refuzon ushqimin në Burgun e Fierit, kryebashkiaku i Tiranës vizitohet nga nëna dhe bashkëshortja29 October 2026