Kuriozitete
18 June 2021
TikTok ka dyfishuar të ardhurat

Pronari i aplikacionit të famshëm për video të shkurtra TikTok, u tha punonjësve se të ardhurat e saj vitin e kaluar u dyfishuan në 34.3 miliardë Dollarë, duke nënvizuar faktin pse gjigandi kinez i teknologjisë është një nga startup-et më të nxehta në botë.

Sipas The Wall Street Journal të ardhurat e saj totale u rritën 111% nga një vit më parë, ndërsa fitimi bruto u rrit 93% në 19 miliardë Dollarë.

Aplikacioni jashtëzakonisht i famshëm për video të shkurtra është shkarkuar më shumë se 240 milion herë në SHBA, me adoleshentë dhe të rritur të cilët postojnë klipe të shkurtra.

Kompania do të pësojë një ndryshim kryesor të menaxhimit këtë vit pasi Zhang Yiming, bashkëthemeluesi i ByteDance, do të largohet nga roli i tij si CEO deri në fund të vitit. TikTok është kthyer në sensacionin e momentit në të gjithë botën me një kohë mesatare qëndrimi për përdorues 52 minuta në ditë! Këto janë shifra me të vërtetë interesante dhe është TikTok ai që po ia bën për zili të gjithëve.



Të ndryshme
Më shumë
Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 26 gradë15 June 2021
National Geographic zyrtarizon oqeanin e pestë në botë23 June 2021
Mësuesja 67-vjeçare akuzohet se në rini sulmoi seksualisht tre nxënës17 September 2021