Nga Vendi
18 June 2021
Maqedoni: 413 raste aktive me COVID-19, janë vaksinuar 265.164 qytetarë

Në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur 413 raste aktive me COVID-19, prej të cilëve 158 janë në Shkup. Në departamentet infektive mjekohen 90 pacientë, prej të cilëve 26 në Shkup, ndërsa 64 në kovid-qendrat në qytetet tjera.

Sipas të dhënave të fundit nga MSH, nga 3.529 testime, janë regjistruar 10 raste të reja, ndërsa 18 pacientë janë shëruar.

MSH njoftoi se pardje janë aplikuar 4.299 vaksina. Kurse gjithsej janë vaksinuar 265.164 persona, ndërsa për vaksinim janë paraqitur 453.180.

MSH apelon tek qytetarët që të paraqiten për vaksinim në platformën “vakcinacija.mk”, pasi siç thonë, është mënyra më e shpejtë për të arritur tek vaksina.

 

Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria e Kosovës tashmë ka një plan nacional sa i përket vaksinimi në masë22 June 2021
Shqipëri: 123 raste të reja me COVID-19 dhe 5 humbje jete në 24 orë 2 August 2020
Dalin shifrat, sa paguhen Donaldi dhe Romeo për të performuar në lokalet e natës16 March 2022