Nga Bota
21 June 2021
“Gruaja shqiptare u përdhunua 7 herë”, dëshmia tronditëse në Greqi

Detaje tronditëse kanë zbuluar mediat greke për përdhunimin e 51-vjeçares shqiptare në Petralona të Greqisë. Një grua ka rrëfyer se ishte e para që dëgjoi 51-vjeçaren të thërriste për ndihmë dhe e ka ndihmuar.

“Unë jam e para që e pashë. E gjeta gjysmë të zhveshur dhe me fytyrën e saj të deformuar nga rrahjet dhe ishte e rënduar psikologjikisht,” tha gruaja që dëgjoi 51-vjeçaren të thërriste për ndihmë dhe të përpiqej të dilte nga banesa.

Dëshmitarja ka thënë për ANT1, se gruaja i kishte treguar përpara se ta dërgonin në spital se ishte përdhunuar shtatë herë.

“Gruaja arriti të dilte nga ballkoni dhe të largohej nga banesa. Ai (autori) ishte brenda dhe ulërinte,” shtoi gruaja. “Policia ishte vonë. Ata erdhën shumë vonë. Policia erdhi në 10 të mbrëmjes. A do të priste ai brenda? Ai u largua pas katit të dytë nga dritarja që ishte e hapur”.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën 11 Symmachidon, ku shqiptarja kishte shuar për të pastruar dhe u sulmua nga autori i krimit, një 35-vjeçar bullgar.

Ndërkohë në mediat sociale u bë një thirrje për të mbështetur gruan e përdhunuar dhe u mbajt një tubim me qindra protestues që ishin banorë të zonës.



Të ndryshme
Më shumë
‘’Boll se të nxora nga shtëpia’’, Argjira zbulon mbështetjen e vjehrrës në zënkat me Gracianon17 September 2021
Flet për herë të parë Edi Rama për këngëtarin serb që këndoi në Korcë / Cfarë fituat që e mallkuat, edhe Dua Lipën…24 August 2021
Gjithsej 5196 të infektuar me COVID-19 në Maqedoni, këta janë qytetet me më shumë raste aktive22 June 2020