Nga Rajoni
21 June 2021
Këtë javë pritet të vijë një kontingjent i vaksinave Pfizer

Këtë javë pritet të vijë një kontingjent i vaksinave Pfizer, pas marrëveshjes që është nënshkruar në mes Kosovës dhe kësaj kompanie.

Marrëveshja në mes të Kosovës dhe kompanisë Pfizer është arritur në fund të muajit maj, ndërkaq më pas ministri i Shëndetësisë Arben Vitia kishte bëtë të ditur se Kosova pret që deri në fund të vitit të pranojë 1.213.290 doza të vaksinës nga kjo kompani.

Vitia po ashtu kishte thënë se plani i imunizimit në masë parasheh dhënien e një numri mes “300 mijë dhe 400 mijë vaksinave në muaj”.

“Kontingjenti i parë i vaksinave Pfizer nga marrëveshja e nënshkruar besojmë të arrijë gjatë javës”, thanë burime të Telegrafit.

Ndryshe, kjo është kontrata e parë që Kosova ka arritur të nënshkruajë me ndonjë kompani farmaceutike për sigurimin e vaksinave kundër coronavirusit.

Deri më tani, Kosova ka përdorur vaksinat e dhuruara nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe nga Bashkimi Evropian.

Aktualisht, në vend po vazhdon procesi i vaksinimit në masë, që ka filluar më 15 qershor, ndërsa prioritet kanë personat mbi moshën 65 vjeçare dhe ata me sëmundje kronike.

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon që deri në fund të vitit, të vaksinojë 60 për qind të popullatës së saj.
Javët e fundit në vend ka pasur rënie të numrit të rasteve të reja me coronavirus, e po ashtu edhe i rasteve të vdekjes.



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë , tre të hospitalizuar dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit nga Covid-1921 October 2021
Janë regjistruar 1.212.339 persona në Maqedoni22 September 2021
Spasovski: Policia gjithnjë në mbrojtje të qytetarëve 9 September 2020