Nga Vendi
21 June 2021
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,5 % në raport me vendimin e datës 14.06.2021.

Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ?UROSUPER BS-95, EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (?L-1) rriten për 1,00 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-? V) rritet për 0,50 denar/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i ?azutit ?-1 SU rritet për 0,772 den/kg dhe do të jetë 36,009 den/kg.

Nga data 22.06.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 69,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 71,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS(D-E V) – 62,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 62,00 (denarë/litër)
Mazut ?-1 SU – 36,009 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore çmimet referente në bursat botërore shënojnë rritje: te benzina për 1,681 %, te nafta për 1,934 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,962 % dhe të mazuti për 2,07%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,724%.

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 22.06.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.



Të ndryshme
Më shumë
Samsung Galaxy S30 Ultra pritet të vijë me një kamerë prej 150 megapikselë15 May 2020
Zaev: Përse të jap dorëheqje, që të bëhet Mickoski kryeministër?16 September 2021
Sheqerinska: Administrata e re amerikane dëshiron ta shohë Maqedoninë e Veriut në procesin negociues me BE-në17 September 2021