ShowBiz
21 June 2021
Tayna me një tjetër sukses por kësaj here nuk ka të bëjë me muzikën

 Tayna është njëra ndër këngëtaret më të komentuara të shoë bizit shqiptar, kjo për shkak stilit të saj dhe frymës së re që ajo ka sjellur në tregun muzikor.

Ndërkaq ajo është duke punuar fort duke sjellur kështu projekte të reja të cilat po rezultojnë mjaft të suksesshme.

Mirëpo sukseset e reperes si duket nuk janë të përqendruara vetëm tek muzika, së fundmi ajo është bërë imazh i një brendi të veshjeve.

Reperja ka pozuar për koleksionin veror të “DEF” në bashkëpunim me “Playboy”.

Kujtojmë poashtu se kënga e saj e fundit ishte “Ti harro”, në bashkëpunim me  Azet, këngë kjo që rezultoi shumë e suksesshme duke u shoqëruar kështu me miliona klikime në Youtube.



Të ndryshme
Më shumë
BE-së i bëhet thirrje që t’ia pezullojë fondet Hungarisë shkaku i korrupsionit 7 July 2021
Ish-konkurrentja e Përputhen i reagon hoxhës që u kërkoi burrave të bënin sa më shumë seks për të fituar sevape23 September 2021
“Na shkriu”, si po i pushton zemrat e Gen Z Presidentja Justina Shiroka Pula? 8 October 2026