ShowBiz
21 June 2021
U sulmua nga ndjekësit për gjoksin e vogël, Loredana Zefi publikon një imazh në bikini dhe bën një sqarim

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka publikuar ditën e sotme (e diel) një imazh të pazakontë në InstaStory.

Ajo është shfaqur me një palë bikini nga shtëpia, ku njëherësh qëllimi është për të treguar linjat trupore ashtu siç janë në të vërtetë.

Kjo për shkak se biondja u sulmua nga ndjekësit për gjoksin e vogël, për të cilin bëri një sqarim.

 

 

Nëna e një vajze tregon se gjoksi i ishte zvogëluar pas lindjes së Hanës, të cilën e ndan me reperin Mozzik.

“Kjo jam unë dhe trupi im. Ndoshta me gjoksin më të vogël në Gjermani. Pasi lindi Hana, gjithçka kishte ndryshuar. Por, unë jam kjo që jam dhe vij e tillë nga Zoti, jam shumë e bekuar”.

“Edhe nëse kam para për një operacion në gjoks, jam aq e lumtur saqë do të them të largohet plotësisht pasi më erdhi Hana”, ka thënë Zefi.



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëria po bën gati ligjin për të lejuar birësimin e fëmijëve nga çiftet LGBTI+24 August 2021
Goran Bregovic shijon jugun e Shqipërisë, pushon me Richard Grenell 6 August 2021
Rama dhe Vuçiq në Shkup28 July 2021