Nga Vendi
21 June 2021
Filipçe: Situata është stabile, nuk planifikojmë kufizime të reja

“Situata epidemiologjike në vend është stabile dhe për këtë flet ulja e numrit të rasteve të reja pozitive dhe të pacientëve që kërkojnë kurim në Qendrat Kovid”.

Kështu u shpreh sot Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai tha se nuk ka nevojë të vendosen masa kufizuese.

“Për momentin nuk planifikojmë kufizime apo ndonjë masë shtesë, për shkak se nuk shohim ndonjë rrezik. E ndjekim situatën me vëmendje, jo vetëm te ne, por edhe te vendet përreth”, tha Filipçe.

Në lidhje me procesin e vaksinimit, Filipçe tha se janë vaksinuar rreth 240 mijë qytetarë, ndërsa shtoi se të premten pritet të arrijnë sasi të reja të vaksinës “Pfizer”./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM thotë se me ligj do të kërkojë legalizimin e kriptovalutave duke hequr edhe TVSH-në23 July 2021
Zanfina duket krejt ndryshe në foton e re 1 September 2021
Maqedoni, nesër skadon afati për vërtetimin e emrave për kryetarë të komunave dhe këshilltarë17 September 2021