Nga Vendi
21 June 2021
Ndërron jetë hoxha Mahmud ef. Arsllani nga Tetova

Të dashur miq,

Me dhimbje ju njoftojmë se hoxha, mësuesi, mualimi, muhafizi i dyqind hafizave ia dorëzoi sot shpirtin Krijuesit të vet, All-llahut Fuqiplotë.

Pas një jete të stërmbushur me Kur’an, Mulla Mahmud Arsllani, i kënaqur me Zotin e vet, e dha pasditen e sotme amanetin.

Me pikëllimin që e humbëm, krah për krah, qëndron edhe krenaria që e patëm, mualimi më i mirë i botës.

Për molla Mahmudin do dëshmojnë mijëra nxënës para All-llahut Fuqiplotë.
Në këtë botë ku të gjithë rendim pas shokëve që na garantojnë dynjanë, ai zgjodhi shokun që i garanton ahiretin.

Të All-llahut jemi dhe te Ai, padyshim, është kthimi. Qoftë i xhennetit shpirti i ndritur i hoxhës.

P.S. Varrimi i hoxhës, me shumë gjasë, do bëhet nesër me namazin e iqindisë në Tetovë. Për çdo ndryshim eventual do përmirësojmë njoftimin në këtë postim



Të ndryshme
Më shumë
Neshat Loki, stilisti nga Tetova që po dominon eventet më të rëndësishme të showbizit shqiptar 5 March 2026
Filipçe akuzon qeverinë për mungesë reformash, kontroll të drejtësisë dhe rritje të deficitit buxhetor29 April 2026
Shënohet Dita e Policisë në Maqedoni 7 May 2025