Nga Bota
22 June 2021
Motra e Kim Jong-unit tallet me ShBA-në: Si duket po ia bëjnë qejfin vetes

Kim Yo Jong, zyrtare e lartë e partisë në pushtet dhe motër e liderit të Koresë Veriore, Kim Jong-un, të martën u tall me shpresat e Shteteve të Bashkuara, pasi ShBA-ja dhe Koreja Jugore u pajtuan që ta shqyrtojnë shuarjen e një grupi punues për koordinimin e politikave ndaj vendit komunist.

Motra e liderit kontrovers lëshoi një deklaratë në mediet shtetërore të martën, duke thënë se po duket sikur Shtetet e Bashkuara po i interpretojnë sinjalet nga Koreja Veriore në një mënyrë që mund të çojë në zhgënjim, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

“Duket sikur ShBA-ja mund të interpretojë një situatë në atë mënyrë që të kërkojë rehati për veten. Pritjet, të cilat ata i ushqyen në mënyrë të gabuar, do t’i hidhnin ata në një zhgënjim më të madh”, thuhet në deklaratën e zyrtares së lartë të Koresë Veriore.

Ajo me këtë deklaratë reagoi ndaj këshilltarit amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, i cili të dielën tha se ka parë një sinjal interesant në fjalimin e Kim Jong-unit, që tha se nevojiten përgatitje për konfrontim e dialog me Shtetet e Bashkuara.

Deklarata e motrës së liderit koreanoverior erdhi gjatë vizitës në Seul të përfaqësuesit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Korenë Veriore, Sung Kim, i cili të martën pritet të takohet me presidentin e Koresë Jugore, Moon Jae-in.

Të hënën, Sung Kim tha se është i gatshëm të takohet me zyrtarët e Koresë Veriore kudo, në çfarëdo kohe dhe pa kushte dhe se pret përgjigje pozitive së shpejti.



Të ndryshme
Më shumë
‘S’të eci kënga tani bën lojë’, komenti nxjerr Melisën nga takti20 August 2021
Ja përse një fëmijë nuk duhet të flejë kurrë në divan16 June 2021
Bastisje në Koçan, kepen armë dhe lëndë narkotike29 July 2025