Nga Bota
22 June 2021
Vrasja e 20 vjeçares në Greqi, bashkëshorti mohohet nga familja, vendoset kush merr kujdesin për foshnjën

Një gjykatës do të vendosë së shpejti se cilët do të kujdesen për beben e Caroline Crouch, e cila kishte shkruar detaje për martesën e hidhur në ditarin e saj, pak para vrasjes makabre nga bashkëshorti.

33 vjeçari Babis Anagnostopoulos, ka pranuar vrasjen e 20-vjeçares Caroline gjatë një episodi të nervozuar tërbimi, ndërsa më pas inskenoi një grabitje, pas e shoqja kishte kërcënuar të divorcohej dhe të merrte me vete bijën e çiftit Lydia.

Deri së fundmi për Lydia ishte kujdesur babai i saj, dersia ai pranoi të mërkurën vrasjen e gruas së tij dhe të qenit të familjes.

Gjykatësi do të vendosë tashmë nëse për fëmijën do të kujdesen prindërit e gruas së vdekur.

Vëllai i vogël i pilotit thotë se ai ka simpati për prindërit e Caroline, Susan e David.

Edhe vëllai i Babis jeton në Alonissos, ishulli i mrekullueshëm ku Caroline kishte kaluar shumicën e jetës së saj, pasi prindërit e saj ishin vendosur në Greqi nga Britania.

Një miku i tij tha për mediat: “Ai është në gjendje të shokuar. Ka simpati për Susan e David. Nuk do të ketë të bëjë me vëllanë.”

Akuzat makabre të Babis raportohet se kanë pasur një efekt shkatërrimtar në familjen e tij, që janë të respektuar në profesionet e tyre: babai është një arkitekt kurse nëna mësuese.

Hiraklia Thoedorou, mikeshë e nënës së Carolines së shkretë, Filipina, tha për mediat greke: “Nëse sheh prindërit e tij, ata janë si shenjtorë, shumë të edukuar. Nuk e di si e përballojnë ata këtë. U kishin dhënë gjithçka djemve Babis e Fotis.”

Këta të fundit janë kujdesur për Lydia, vajzën 11-muajshe të Caroline që prej 11 majit, por tashmë një prokuror është caktuar për të vendosur se kujt duhet t’i jepet kujdestaria e fëmijës.

Anagnostopoulos, i cili kishte vendosur beben pranë nënës së saj pasi e kishte vrarë, tha me anë të avokatit të tij se “shqetësimi i tij është Lydia,” dhe mirëqenia e prindërve.

Dy familjet duket se janë në marrëveshje për të ardhmen e vajzës së vogël dhe se prindërit e Babis të rrisin më shumë Lydia.

David, babai i Carolines së ndjerë ka probleme shëndetësore dhe prej vitesh nuk del nga shtëpia.

Avokati i bashkëshortit vrasës Alexandros Papioannides, insiston se vrasja e Caroline nuk ishte e paramenduar.



Të ndryshme
Më shumë
Kështu dukej Kim Kardashian në klasë të shtatë18 June 2021
Ka vite që jeton atje, kjo është puna që bën Shkëndije Mujaj në Zvicër28 October 2021
Shkup, vajza kalon gardhin dhe tmerron kafshët në Kopshtin Zoologjik 28 October 2021