ShowBiz
22 June 2021
Ronela Hajati tregon se për çfarë i lutet Zotit

Ronela Hajati është një ndër këngëtaret më të përfolura dhe të dashura për karakterin e saj mos kokëçarës dhe jo vetëm.

Ajo ka treguar se cilat kanë qenë episodet e vështira të jetës, të cilat është dashur t’i kalojë.

“Unë jam e fortë. Kam kaluar momente që njerëzit nuk i dinë as edhe nuk do i dinë ndonjëherë. Kam qenë aq keq sa kam thënë si do të ecë jo më si do të shfaqem, por përsëri kam dalë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Viti 2020 edhe vazhdimi i 2021, mund të them që 2020 dhe 2015 kanë qenë vite të tmerrshme për mua”, tha Ronela.

“Jo vetëm nga fakti i pandemisë, por nga shumë gjëra që ndonjëherë të tronditet jeta dhe ti nuk e pret. Gati e tillë po vazhdon, por të kemi shëndet kjo ka rëndësi. Është e vetmja gjë që unë i lutem zotit, nëse unë kam shëndet i bëj të gjitha. Të gjithë duhet të luten para që të flenë që të kenë shëndet, se nuk ka si jeta. E tillë është jeta, arrin një moment kur thua nuk ke çfarë bën dhe do të vazhdosh të shtysh”, shtoi ajo.



Të ndryshme
Më shumë
Hyn në fuqi Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Maqedoni24 August 2021
Arbër Ademi: Të gjitha partitë politike ishin kundër heqjes së shpenzimeve rrugore14 September 2020
Më 13 qershor Kosova nënshkruan marrëveshjen me SHBA-në për bashkëpunim në mbrojtje10 May 2025