Nga Vendi
22 June 2021
Osmani: Çdo shtyrje e vendimit për hapjen e negociatave, krijon paparashikueshmëri politike

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me Kryetar?n e Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli, e shoqëruar nga një grup deputetësh të cilët po qëndrojnë për vizitë punë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Osmani e shfrytëzoi këtë rast për ta uruar Republikën e Shqipërisë për zgjedhjen e saj të fundit si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurisë për periudhën 2022/23, duke potencuar rëndësinë e këtij suksesi diplomatik për gjithë rajonin.

“Kryesimi i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në 2023, si dhe pjesëmarrja e Shqipërisë në punën e Këshillit të Sigurisë së KB-së, në të njëjtën kohë e vendosin rajonin e Ballkanit Perëndimor në qendër të aktiviteteve multilaterale në nivel botëror”, theksoi Osmani.

Në takim u bisedua edhe për aktivitetet dhe bashkëpunimin e të dy vendeve në kuadër të iniciativave të shumta, me çka u shpreh mbështetje edhe për platformën “Iniciativa 8” për bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet tri vendeve përgjatë Korridorit 8, i cili lidh Detin Adriatik dhe Detin e Zi – Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Bullgarinë.

Bashkëbiseduesit shprehën mbështetje të fuqishme të ndërsjellë për avancim në integrimet evropiane, duke shprehur gatishmërinë e të dy vendeve për fillimin e negociatave.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë hap serioz në drejtim të reformave të tyre të brendshme dhe afrimit institucional me BE-në, për të cilat është marrë vendim i merituar për fillim të negociatave për aderim. Çdo shtyrje e këtij vendimi krijon paparashikueshmëri politike e cila e rrezikon kredibilitetin evropian në rajon”, tha Osmani duke shprehur kënaqësi për mbështetjen e ndërsjellë të ambicieve evropiane.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev dhe Mickoski zbulojnë se si mundë te krijojn Qeveri të pakicës, edhe pa partitë shqiptare30 June 2020
Gjashtë militantë islamikë dënohen me vdekje për vrasjen e dy aktivistëve LGBT31 August 2021
Bella Hadid lë pak vend për imagjinatë në paraqitjen e saj në MTV VMA 202031 August 2020