Nga Vendi
23 June 2021
Maqedonia çmimet e naftës dhe energjisë elektrike si Gjermania e Zvicra, kurse rrogat si Afganistani

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kohën e fundit janë të revoltuar me rritjen e çmimit të akcizave të naftës për 3.5 den dhe kjo do të ndikojë direkt në xhepat e qytetarëve të këtijë vendi.

Pas shtrenjtimit të derivateve paralajmërohet edhe rritja e çmimit të energjisë elektrike ku edhe kjo do të ndikojë në xhepin e qytetarëve.

Kurse para disa muajve u rritën edhe disa produkte ushqimore ku një litër vaj kaloi 100 den kur krahasohet me Gjermaninë që 1 litër vaj e ka 0.80 cent.

Pandemia ka varfëruar tejmase qytetarët dhe duhet kohë që ekonomia e vendit të kthehet si para pandemisë që do të thotë jo që kemi pasë ekonomi të shkëlqyer por sado pak qytetarët ia kanë dalë mbarë.

Si duket Maqedonia e Veriut me rritjen e çmimeve të naftër, endergjisë elektrike dhe produkteve ushqimore shkon drejt standardit të Gjermanisë dhe Zvicrës kurse një gjë nuk rritet në këtë vend që ështa paga e qytetarëve.



Të ndryshme
Më shumë
Në ora 15 Ademi dhe Filipçe kumtojnë vendimin për vitin shkollor18 August 2020
Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà10 June 2025
Ali Ahmeti kujton Presidentin historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e ndarjes nga jeta21 January 2026