Nga Vendi
28 June 2020
BDl: Shkarkimi Arben Ziberit është një hakmarrje politike

Arbër Ademi nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një deklaratë për media theksoi se shkarkimi i Drejtorit të Qendrës për Shëndet Publik në Shkup Arben Ziberi dhe zëvendësimi i tij me Aleksandar Stojanov është një veprim i turpshëm i hakmarrjes politike, një sulm ndaj lirisë së fjalës dhe demokracisë.

Dr. Arben Ziberi ishte një nga shtyllat në luftën tonë kundër pandemise, si Drejtor i Shëndetit publik per Shkupin ai i ka shërbyer vendit dhe qytetarëve me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Aftësitë dhe profesionalizmi i tij nuk janë vënë kurrë në dyshim.

Shkarkimi i tij për një deklaratë në mediat sociale, të cilën ai e lëshoi në funksionin e tij si kandidat për deputett nuk është gjë tjetër veçse një veprim frikacak i hakmarrjes politike të partisë qeverisëse maqedonase LSDM. Arsyeja është më se e qartë pasi vetëm disa ditë më parë xhaxhai i Arbenit, Naser Ziberi njoftoi kandidaturën e tij për kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe për të sfiduar dypolshin maqedonas të pushtetit me të cilin po përballemi në këtë vend.

Prekja e familjes së një kandidati të një komunitetit te dyte ne vend është diçka që kujton regjime autokratike dhe kohë të errëta në historinë tonë. Është diçka e egër dhe e papranueshme në një demokraci moderne”, tha Ademi.



Të ndryshme
Më shumë
A e dini pse qentë kthejnë kokën anash kur flasim me ta?28 August 2020
Carovska: Të gjitha shkollat janë të përgatitura për mësim me prezencë fizike31 August 2021
Ishi-i i Tunes me të dashur të re18 June 2021