Nga Bota
23 June 2021
Ursula von der Leyen: Ligji anti-LGBT i Hungarisë, i papranueshëm

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka njoftuar që ekzekutivi i saj do t’i dërgojë një letër zyrtare qeverisë hungareze në lidhje me miratimin e ligjit anti-LGBT.

Ligjvënësit hungarezë miratuan këtë muaj një projekt-ligj të paraqitur nga qeveria e Kryeministrit Viktor Orban që ndalon përhapjen e përmbajtjeve në shkolla që promovojnë homoseksualitetin dhe ndryshimin e gjinisë.

Qeveria e Kryeministrit Viktor Orban argumenton se ligji synon kryesisht pedofilinë.

“Ky projekt-ligj hungarez është i papranueshëm,” tha von der Leyen të mërkurën në mëngjes.

“Unë kam udhëzuar Komisionarët e mi t’i shkruajnë një letër autoriteteve Hungareze duke shprehur shqetësimet tona ligjore përpara se projektligji të hyjë në fuqi. “Ky projektligj diskriminon qartë njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual dhe është kundër të gjitha vlerave themelore të Bashkimit Europian.

“Ky është dinjiteti njerëzor, është barazia dhe janë të drejtat themelore të njeriut. Kështu që ne nuk do të bëjmë kompromis mbi këto parime,” tha von der Leyen.



Të ndryshme
Më shumë
Vaksinimi kundër COVID-19 i detyrueshëm për studentët, Rama: S’ka nuk dua26 August 2021
Behgjet Pacolli ofron shpërblim për këdo që jep informacione që çojnë në arrestimin e Dardan Krivaqës24 August 2021
DPHM: Nga nesër deri të hënën mot me shi dhe bubullima25 September 2025