Nga Vendi
24 June 2021
Maqedoni: Vazhdon ulja e numrit të infektimeve me COVID-19

Të dhënat që dje i publikoi Ministria e Shëndetësisë tregojnë se vazhdon trendi i uljes së infektimeve me coronavirus.

Nga 2.466 testime, vetëm pesë raste rezultuan pozitiv. Ndërsa u regjistruan edhe tetë pacientë të shëruar. Numri i rasteve aktive është 251.

Nga MSH njoftojnë se deri tani janë bërë 861.692 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 155.645, prej të cilëve 149.916, ndërsa 5.478.

Sipas autoriteteve shëndetësore, për të arritur imunitet kolektiv nevojitet të vaksinohen 60 deri 70 përqind e popullsisë.

Në këtë llogaritje nuk përfshihen 150 mijë qytetarët të cilët e kanë kaluar virusin./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
MASH Maqedoni: Vetëm 0.01% raste aktive të nxënësit 3 September 2021
Gashi: Ligji për Përfaqësim të Drejt dhe Adekuat gati, pritet para pushimeve verore29 May 2025
Mësuesja 67-vjeçare akuzohet se në rini sulmoi seksualisht tre nxënës17 September 2021