Nga Vendi
24 June 2021
OBRM-PPDUKM: Me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, Zaev do të merr nga 54 milionë euro nga qytetarët dhe firmat

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “me rritjen e çmimit të derivateve të naftës, Zaev në vjet do të merr me nga 54 milion euro nga xhepi i popullit dhe nga firmat”.

“Rritja e çmimeve të naftës me të ashtuquajturën taksë të gjelbër, do të ndikojë edhe te rritja e çmimeve te prodhimet”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, mbi 100 mijë bujq që preken me rritjen e çmimit të naftës dhe ata do të kenë më shumë shpenzime në prodhim.

“Populli dhe ekonomia përmes taksës së gjelbër do ta paguajnë vjedhjen e Qeverisë gjatë këtyre viteve. Furnizimet publike para kohe dhe ryshfeti zgjedhor e boshatisën buxhetin dhe për këtë shkak Zaev e morri borxh prej 2.4 miliardë denarë, dhe çdo familje mesatarisht ka borxh me 4.800 euro”, thuhet në njoftimin e partisë më të madhe opozitare maqedonase.

/Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
BDI kërkon veprim të menjëhershëm të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve21 July 2026
Veliaj kërkon hetim për “Nesti Angonin”, kallëzimi me identitet të rremë që nisi procedimin ndaj tij17 April 2026
VLEN drejt konsolidimit si parti e djathtë, zbulohen detaje për kongresin dhe strukturën drejtuese29 April 2026