Nga Bota
24 June 2021
Momenti kur veterinerja shpëton vajzën 2-vjeçare nga sulmi i qenit

Një veterinere është bërë heroina e ditës në Spanjë, pasi ka shpëtuar një vajzë 2-vjeçare nga sulmi i një qeni American Stafford, që hyn te racat e qenve të rrezikshëm.

Vogëlushja po ecte dorë për dore me nënën e saj, kur papritur qeni i vërsulet, e kafshon dhe e tërheq nga duart e nënës.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë se si e ëma nuk e heq dot vajzën e saj nga kapja e qenit. Gjithashtu, edhe pronari i qenit nuk mundi dot ta ndalonte sulmin.

Në atë moment shfaqet Fatima Pelaez, pronarja e një klinike veterinare aty pranë, e cila ndërhyri për të shmangur tragjedinë.

“Dëgjova zhurmë dhe dola në rrugë për të parë se çfarë po ndodhte. Pashë qenin që kishte në gojë një fëmijë të vogël. Hoqa këpucën dhe e godita qenin në kokë, por prapë nuk e lëshoi. Instinkti më tha që t’ia hapja gojën me duar. Nuk mendova fare se qeni mund të më kafshonte mua, doja vetëm që qeni të lëshonte vajzën”, tregon Pelaez.



Të ndryshme
Më shumë
“Ethet e Papagallit”, sëmundja që po alarmon mjekët15 May 2020
Shkupi, Tetova, Kumanova dhe Ohri me më shumë raste aktive me COVID-1920 September 2021
“Paga s’mjafton për një muaj”, rritja e çmimeve e papërballueshme për qytetarët27 October 2021