Nga Vendi
24 June 2021
Menduh Thaçi deklaron pasurinë totale 1 milion e 50 mijë euro, Ali Ahmeti vetëm 140 mijë euro

Liderët e partive politike shqiptare kanë paraqitur pasurinë e tyre para zgjedhjeve parlamentare të këtij viti. Sipas obligimeve që dalin me ligj, Ali Ahmeti, Zijadin Sela, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi kanë paraqitur pasuritë e tyre të paluajtshme dhe të luajtshme në listen anketuese të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, raporton NMK-Post.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka dorëzuar listen më të shkurtër të pasurisë. Ai posedon një tokë bujqësore në Shqipëri në vlerë prej 30 mijë dollar, një shtëpi në fshatin Zajaz në vlerë prej 100 000 dollarë, nji veturë të bashëshortes së tij në vlerë prej 7 000 eurove dhe një deposit banker prej rreth 12 500 eurove. Nga kjo mund të konstatojmë se pasuria e përgjithshme e Ali Ahmetit është rreth 140 mijë euro.

Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në listën anketuese të Komisionit për anti-korrupcion ai ka paraqitur një shtëpi në Tetovë në vlerë prej 13 milion denarësh, veturë të bashkëshortes në vlerë prej 180 mijë denarësh, pronë individuale 22 300 euro, si dhe katër depozitë bankare në vlerë 54 091 euro, 104 772 euro, 27 720 000 denarë, dhe 3 929 469 denarë, si dhe një depozitë të bashkëshortes së tij në vlerë 9 242 000.

Thaçi ka deklaruar edhe një borxh në formë të hipotekës në vlerë prej 861 000 denarësh.

Pasuria e deklaruar të liderit të PDSH-së është rreth 1 050 000 euro./NMK-Post



Të ndryshme
Më shumë
Mediat italiane shkruajnë për bashkëshorten e Granit Xhakës 1 July 2021
Më e bukura e Gjermanisë zgjidhet një shqiptare20 December 2020
Nga e mërkura, pritet të hiqet ora policore!15 June 2021