Nga Vendi
28 June 2021
Ca fjalë shpirti…

Sanida Hismani

Dita e mërkurë, koha me diell e pak re, një aromë pranvere kishte kapluar qytetin..Disa ditë para se të ndëronte jetë Hoxha jonë Mahmudi, u nisa për në vizitë tek shtëpia e tij.

U ula pranë hoxhës, dhe sapo filloja ta përshëndetja e ta pyes si jeni me shëndet..ai i pari reagoi e më tha: A hafize je ti, ke ardhur dersin ta thuash?
Të them tê drejtën u emocionave tejmase e sytë mu mbushën n’lot.Thash me vete, si ka mundësi që njeriu të mendojë, të flet me tërë qenien e tij në çdo moment dhe vetem për hyjnoren e Krijuesin!
Çdo sekond, çdo minut, çdo orë, javë, muaj e plot sdi sa vite jetë, deri në frymëmarrjen e fundit!
? E morra një Kur’an të tij, u ktheva kah hoxha dhe ja fillova leximit.Ishte shumë interesante, atij nuk iu kujtoheshte asgjë, por në atë moment vëreva që ai ishte i zhytur në faqen e Kur’anit siç iu thoshte ai ‘Sajfe’, dhe përjetonte një kënaqësi shpirtërore.Duke lexuar me një zë të ulët e pak fuqi mundoheshte t’mi përmirësoj gabimet.Çfarë mrekullie, ai kishte haruar çdo gjë rreth dynjasë, por jo edhe Kur’anin.Pasi mbarova një faqe leximi, kur papritmas hyri në dhomë një familjar i hoxhes e i tha: Mjafton për sot hoxhë se u lodhe e nuk mundesh më, pasi që nuk je mjaft mirë me shëndet.Nga pamundësia që t’ia kthente përgjigjen hoxha e hodhi shikimin tek faqja tjetër me qëllim që unë të vazhdoja.Pasi mbarruam leximin, ai më pyeti: Ku je me vazife (detyrë) ti?
? Unë me një fytyrë të lumtur ia ktheva: Fal jush unë sot mësoj fëmijët të lexojnë Kur’anin, mos ishit ju unë nuk do të isha në këtë vazife! Ai me një modesti e fytyrê plot nurr më th: Jo nuk është ashtu, unë jam bërë vetëm sebep (shkak) për gjithçka tjetër i jemi faleminderues vetëm Allahut.Po ta jap një porosi përshpëriti ai, kurrë mos ju jep nxënësve më tepër se një durak, derisa ta mësojnë mirë leximin e Kur’anit.

Tani me vdekjen e tij edhe njëherë kuptova se puna të jep bukurinë dhe heshtja të gjallëron shpirtin.



Të ndryshme
Më shumë
Semi dhe Graniti flirtojnë në prani të Fifit25 October 2021
Moti sot me diell dhe vranësira27 June 2020
Dimal Basha tallet me shkarkimin e Bordit të RTK-së: Fluturon, fluturon Bordi i RTK-së 8 July 2021