Nga Vendi
28 June 2021
Sulejmani: Gjatë javës do vendoset edhe tabela në gjuhën shqipe në pjesën e përparme të muzeut

Zv/ministri i Kulturës Sedat Sulejmani, sot ka realizuar takim me drejtorin e Muzeut Virtual në Tetovë, z.Miço Stojçeski, ku kanë biseduar rreth aktiviteteve dhe problemeve me të cilat përballet Muzeu.

Poashtu në këtë takim është biseduar edhe për tabelën që është vendosur në pjesën e përparme vetëm në gjuhën maqedone.

“Sot, realizova takim me drejtorin e Muzeut Virtual në Tetovë, z.Miço Stojçeski, ku biseduam rreth aktiviteteve dhe problemeve me të cilat përballet Muzeu!

Poashtu, biseduam edhe për tabelën që është vendosur në pjesën e përparme vetëm në gjuhën maqedone. Ndërsa në këtë takim u dakordua që gjatë javës të vendoset edhe tabela në gjuhën shqipe”, thuhet në njoftim.



Të ndryshme
Më shumë
Zbulohen 36 shtetet që do të marrin pjesë në Eurovision 2027 - njëri debuton për herë të parë28 October 2026
Liderët e rajonit drejt Budvës për Procesin e Berlinit, në listën e të ftuarve Kurti dhe Rama20 October 2026
Mickoski për vizitë në Manastir, do të marrë pjesë në fillimin e rikonstruimit të ndërtesës së ish-kinemasë “Partizan”17 June 2025