Nga Rajoni
28 June 2021
VIDEO/ Pas Velipojës, përplasje për shezlongët edhe në Ksamil

Pas Velipojës, ka plasur konflikti për shezlonet edhe në Ksamil. Pronari i një hoteli të njohur, Albert Sula është përplasur me punonjësit e policisë, të cilët kanë shkuar t’i heqin çadrat.

“Leji ato shezlone”– dëgjohet të thotë ai në videon e publikuar nga Syri.net. Ai rrëfen se atë pjesë plazhi e shfrytëzon prej 15 vitesh, ndërsa sivjet ia kanë dhënë pa asnjë kriter një punonjësi policie.

Policia bashkiake e mbështetur nga ajo e rendit ka hequr disa shezlonë, të cilat biznesmeni i ka me dokumente të rregullta në bazë të territorit që menaxhonte prej vitesh.

Albert Sula, shpreh shqetësimin për pjesën e plazhit, duke u shprehur se hapësirën e shfrytëzuar prej tij, ia kanë dhënë një punonjësi policie. Ai vë në dukje se punonjësi i policisë nuk plotëson asnjë kriter, ndërkohë që Agjencia Kombëtare e Bregdetit nuk i ka dhënë zgjidhje.

“Unë jam pronar, investitor prej 15 vitesh. I kam përmbushur të gjitha kriteret dhe ligjet që ka qeveria jonë për të marrë një kontratë plazhi. Në një mënyrë ose në një tjetër ai e ka marrë me të padrejtë. Sepse një punonjës që ka marrë një lokal me qera, që nuk plotëson asnjë kriter, që duhen kritere të tjera” – është shprehur biznesmeni.

Për shkak të konfliktit, pushuesit kanë braktisur plazhin, duke u larguar drejt zonave të tjera.



Të ndryshme
Më shumë
Prokuroria cakton burg prej 48 orësh për Dardan Krivaqën24 August 2021
Klienti anonim lë bakshish 13 mijë euro në një restaurant24 June 2021
Kryeministri shqiptar mbajti seancën e parë konstitutive të Qeverisë29 June 2020