Nga Vendi
29 June 2021
Mickoski në Bruksel: Nuk është vlerë Evropiane të prekësh veçantinë e një populli

Kreu i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i shoqëruar nga nënkryetari Aleksandar Nikollovski dhe sekretari për bashkëpunim ndërkombëtar Timço Mucunski, po qëndrojnë në Bruksel ku marrin pjesë në mbledhjen parlamentare të Partisë Popullore Evropiane.

Në një deklaratë për media, Mickoski tha se më nuk ka asnjë arsye që Zoran Zaev të vazhdojë të jetë kryeministër.

Kreu opozitar më tej theksoi se po kërkohet kompromis në dëm të popullit, historisë, traditës dhe gjuhës maqedonase, diçka që sipas tij, nuk ekzistonte në 2020-tën, kur bllokonte Franca për arsye të tjera.

“Tani Bullgaria bllokon sepse dëshiron ta prekë veçantinë tonë si popull, gjë që është në shekullin 21 nuk është vlerë evropiane”, u shpreh Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë , tre të hospitalizuar dhe asnjë person nuk ka ndërruar jetë brenda 24 orëve të fundit nga Covid-1921 October 2021
A kishte pëlqim ndaj Donaldit? Përgjigjet Beniada14 March 2022
Zaev për Ditën e demokracisë: E ndërtojmë për barazinë e të gjithëve15 September 2021