Nga Rajoni
29 June 2021
Vdekja e Musaenit në Velipojë, kamarierët e Shkodrës do të dhurojnë bakshishet e ditës për familjen e 20-vjeçarit

Nga ngjarja tragjike e mbrëmjes së djeshme, mes 4 të vrarëve me armë zjarri për shezlonge, ishte dhe 20-vjeçari Musaen Zeneli, i cili atë ditë kishte filluar punë si kamarier.

Vdekja e tij i ka prekur të gjithë, dhe në shenjë solidariteti, si shumë të tjerë, kolegët e tij kamarierë kanë ndërmarrë një nisme të veçantë për të dhënë kontributin e tyre në ndihmë të familjes së tij.

Rehyl Toska, një nga kamarierët më të vjetër të Shkodrës ka hapur një nismë që të gjithë bakshishet që mbledh sot bashkë me kolegë të tjerë t’ia dhurojnë nënës së 20-vjeçarit. Ai shprehet se kjo nuk do e ringjallë djalin, por do e lehtësojë sadopak dhimbjen e familjarëve të tij.

‘Përshëndetje unë jam Rehyl Toska, një kamarier në Shkodër. Marr shkas nga ngjarjet e djeshme që ka ndodhur në Shkodër ku mbeti i vrarë një koleg i joni në plazhin e Velipojës. I bëj thirrje menaxherëve, kamarierëve, administratorëve që të bashkohen me nismën time që bakshishet e sotme shkon për Muserinin.

Atë bakshish që ai nuk arriti me realizu, sadopak me ia mbledh ne. Ju pres ose pranë ambienteve të lokalit ku punoj unë, ose numrin tim të kontaktit që t’i japim familjes së djalit, t’ia lehtësojmë. Ju përshëndes të tanëve, faleminderit”, thotë ai./albeu.com



Të ndryshme
Më shumë
Albin Kurtit i kërkohet të raportojë në Kuvend pas takimit me Vuçiqin21 June 2021
Shkup, një person duke ikur nga policia është h edhur në Lumin Vardar12 July 2020
Chelsea ta ofrojë Jorginho-n për Pjaniqin?15 May 2020