Nga Vendi
30 June 2021
Mijovska: Ndërgjegjësimi dhe edukimi për dhurimin e organeve shpëton jetë njerëzish

Edukimi dhe informimi i qytetarëve është thelbësor për kuptimin dhe pranimin e tyre të rëndësisë së dhurimit të organeve, për transplantim, thotë koordinatori kryesor për transplantim, Maja Mojsova Mijovska.

Në paraqitjen e saj në emisionin “200” në Alsat, ajo ndau disa shembuj në të cilët për shkak të vdekjes së papritur të një personi, ishte mundësuar vazhdimi i një jetë tjetër njerëzore.

“Fakti që një pjesë e të dashurit të tyre jeton në dikë tjetër … Unë njoh dy familje që shoqërohen. Ata që dhanë dhe ata që morën. Edhe ata janë të afërt. Kjo afërsi besoj do të mbetet deri në fund të jetës”, tha dr. Mojsova.



Të ndryshme
Më shumë
Carovska: Mësim online do të ketë vetëm për nxënësit e infektuar dhe ata që janë në izolim14 September 2021
Fifi shtatzënë? Postimi i çiftit që i futi të gjithë në dyshime14 March 2022
Moti sot në Maqedoninë e Veriut 1 September 2021