Nga Vendi
30 June 2021
Amasadorja portugeze në Maqedoni demanton pohimet e mediave bullgare në lidhje me gjuhën maqedonase

Portugalia nuk do ta rrezikonte kurrë procesin e gjetjes së një zgjidhjeje të mosmarrëveshjes midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, përkundrazi, ne vazhdimisht po përpiqemi ta lehtësojmë atë, tha ambasadorja portugeze në vend Maria Virginia Mendes da Silva Pina, duke mohuar raportet e mediave bullgare se sekretarja për çështje të evropiane të Portugalisë, Ana Paula Zakariash deklaroi se “gjuha e Maqedonisë së Veriut dikur ishte pjesë e gjuhës bullgare dhe dimensioneve kulturore të të dy vendeve”.

Pina, vendi i së cilës aktualisht mban presidencën e radhës së BE, për “Deutsche Welle” tha se Zakaria kishte thënë se “ekziston një moment politik që po i bën gjërat të vështira në Bullgari dhe se ka çështje të ndjeshme në lidhje me identitetin, historinë dhe gjuhët bullgare dhe maqedonase”.

Radio Kombëtare Bullgare (BNR) njoftoi se Zakariash u tha gazetarëve në Lisbonë se debati midis dy vendeve ishte i vështirë dhe kishte të bënte me historinë, identitetin kulturor të të dy vendeve dhe bashkëpunimin e ardhshëm dhe se “lidhej qartë me gjuhën e Maqedonisë së Veriut, e cila dikur ishte pjesë e gjuhës bullgare dhe dimensioneve kulturore të të dy vendeve”.

“Do të ketë zgjedhje të reja në Bullgari në 11 korrik dhe unë mendoj se autoritetet bullgare po presin rezultatet përpara se të vendosin se si të veprojnë”, tha Zakaria, duke shprehur shpresë se Sllovenia, si kryetari i ardhshëm i BE-së dhe si një vend në rajon, do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje për problemin./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Këta janë emrat e estradës që nuk i anuluan koncertet në Ditën e Zisë për viktimat e tragjedisë në Kroaci27 July 2021
OBRM-PDUKM: Kërcënime dhe gjuhë të urrejtjes është oferta e Shilegovit31 August 2021
Vulin: Greqia më konfirmoi se nuk do ta njohin Kosovën10 August 2021