Nga Vendi
30 June 2021
Më 1 korrik hiqet Roamingu për qytetarët e Ballkanit Perëndimor

Nga 1 korriku hiqet tarifa Roaming për pajtimtarët e rrjeteve celulare që vizitojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfshihet edhe Kosova.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndau sot këtë lajm të rëndësishëm për vendet e Ballkanit, ndërsa shtoi se “nga 1 korriku të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor do të flasin me kosto zero në roaming”.

Duke filluar nga data 1 korrik 2021 do të aplikohet modeli RLAH (Roam Like At Home), i cili parashikon heqjen e tarifave roaming me pakicë.

Marrëveshja për reduktimin e çmimeve të shërbimeve roaming në rrjetet publike të komunikimeve të lëvizshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është nënshkruar nga ministritë përgjegjëse për komunikimet elektronike të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Serbia në Beograd, më 4 prill 2019.



Të ndryshme
Më shumë
MPB Maqedoni shpërbën një grup kriminel, arrestohen disa persona 4 October 2021
Parku “Mali Sharr” pjesë e projektit evropian për mbrojtjen e ariut të murrmë29 April 2026
Maqedoni, gradualisht kthehen në funksion një pjesë e klinikave22 June 2020