Nga Bota
30 June 2021
Dyshohet për përhapje të Covidit në Korenë Veriore, shkarkohen zyrtarë të lartë

Lideri komunist i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka shkarkuar disa zyrtarë të lartë të partisë në pushtet rreth një incidenti për koronavirusin që e ka vënë në rrezik sigurinë publike, duke nxitur spekulime se virusi ka arritur t’i tejkalojë masat mbrojtëse të këtij shteti.

“Duke i neglizhuar vendimet e rëndësishme nga partia që bënin thirrje për masa organizative, materiale, shkencore e teknologjike për ta përkrahur punën e gjatë ani-epidemike përballë një krize botërore shëndetësore, zyrtarët e ngarkuar kanë shkaktuar një incident të rëndë që ka krijuar një krizë të madhe për sigurinë e vendit dhe popullit të tij”, citohet të ketë thënë Kim Jong-un në një takim të byrosë politike të partisë në pushtet, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Kjo agjenci nuk e shpjegoi natyrën e shkeljeve, por analistët besojnë se shpërthimi i liderit në gjuhë të ashpër është shenjë se Koreja Veriore nuk është më pa raste të Covid-19, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Koreja Veriore i mbylli kufijtë e vet me Kinën dhe Rusinë në fillim të pandemisë, i ndërpreu udhëtimet ndërkombëtare ajrore dhe vendosi kufizime të rrepta për udhëtimet e brendshme. Vendi komunist i ka thënë Organizatës Botërore të Shëndetësisë se nuk ka regjistruar asnjë rast me Covid-19 pas testimit të mbi 30.000 personave.

Por ky pretendim është pritur me skepticizëm nga komuniteti ndërkombëtar. Ekspertët kanë paralajmëruar se shërbimi shëndetësor në këtë shtet nuk është i pajisur mirë për t’u përballur me ndonjë përhapje masive të virusit.

Koreja Veriore përballet edhe me pritje për vaksina. Në shkurt u tha se përmes programit Covax Koresë Veriore mund t’i dërgohen 1.9 milion doza në pjesën e parë të vitit, por ky plan u shty për shkak të mungesës së vaksinave në nivel global.



Të ndryshme
Më shumë
Me moton se trupat ‘e papërsosur’ nuk janë asgjë për t’u turpëruar, gratë tregojnë trupin13 August 2021
Derkoski: Asnjë in cident nuk është raportuar në vendvotime deri më tani15 July 2020
Ali Ahmeti: Jetë më e mirë me Agjendën e blertë 1 October 2021