Nga Vendi
29 June 2020
Shkup, gjatë javës do të realizohet spërkatje tokësore kundër mushkonjave

Në rajonin e Shkupit nga sot deri të premten do të zhvillohet faza e dytë e dezinzektimit tokësor kundër formave të rritura dhe larvave të mushkonjave.

Shërbimi për shtyp i Qytetit të Shkupit njoftoi se spërkatja do të bëhet në periudhën nga ora 22:00 deri në 03:00.

Nëse kushtet e motit janë të pafavorshme, disinsektimi do të kryhet në të njëjtën periudhë ditën tjetër, kur kushtet e motit do të jenë më të mira.

Qyteti i Shkupit u bën apel bletarëve të marrin masat e nevojshme për të mbrojtur bletët me kohë.



Të ndryshme
Më shumë
Qiraxhiu që nuk do donit ta kishit, la pas 5000 kanoçe birrë në apartament19 August 2021
Retorikë nxitëse për sigurimin e votave në Maqedoninë e Veriut28 October 2021
Trump shpall marrëveshje me Iranin, vëmendja largohej nga spektakli i UFC-së15 June 2026