Nga Bota
30 June 2021
“Vejusha e Zezë” s’ka shpëtim, humb apelin për dënimin me vdekje

Gjykata e Lartë në Tokio  ka dënuar me vdekje një 74-vjeçare , e njohur si “Vejusha e Zezë”, për vrasjen e tre burrave, përfshirë burrin e saj, si edhe përpjekjen  për të vrarë një të katërt, shkruan CNN.

Chisako Kakehi, besohet se  helmoi viktimat e saj me Cyanide (përbërje kimike). Kakehi u dënua me vdekje në 2017 për vrasjet, të cilat ndodhën midis 2007 dhe 2013 në Kyoto, Osaka dhe Hyogo.

Ekipi ligjor i Kakehi apeloi dënimin me vdekje, duke argumentuar se ajo vuante nga depresioni dhe ishte e paaftë për të marrë pjesë në një gjyq penal. Gjykata e Lartë refuzoi apelin e saj dhe dha vendimin të martën, sipas avokatit të Kakehi, raporton abcnews.al

“Me anë të një website për takime, ajo u njoh me viktimat dhe më pas i helmoi,” tha gjykatësi Yuriko Miyazaki.  “Është një krim i pamëshirshëm dhe një vrasje e  planifikuar .”

Miyazaki shtoi se “edhe duke marrë parasysh rrethanat e favorshme të të pandehurës, siç është mosha e vjetër, dënimi me vdekje është i pashmangshëm”.

Data e dënimit të saj me vdekje nuk është publikuar. Policia filloi hetimet pasi burri i Kakehi vdiq në 2013, më pak se dy muaj pas dasmës së tyre. Në bazë të raportit të autopsisë, u zbulua se ai ishte helmuar cyanide;  Kakehi u arrestua 11 muaj më vonë.

Gjithashtu edhe ish i fejuari i saj, i cili humbi jetën pas një aksidenti me motor, iu gjetën gjurmë të cianidit në trupin e tij.



Të ndryshme
Më shumë
Heqja e masave të BE-së ndaj Kosovës, temë në takimin e Osmanit me presidentin bullgar29 October 2025
Majlinda Bregu: BE-ja e ka humbur magjinë që ka pasur dikur 6 July 2021
Edhe dy viktima nga COVID-19 në Shqipëri 7 July 2020